Kosova mposhtet në “Fadil Vokrri” nga Norvegjia

Kombëtarja e Kosovës në futboll/ vajzat është mposhtur nga Norvegjia rezultat 0-3, ndeshje e vlefshme për kualifikimet për Botërorin e vitit 2023.
Norvegjia kaloi në epërsi në minutën e 12-të me autogolin e Viola Avdulit.
Mysafiret shënuan përsëri në minutën e 35-të me mbrojtësen anësore, Julie Blaketad, për 0-2.
Lisa – Marie Utland trefishoi epërsinë e Norvegjisë, kështu rezultati u ngrit për 0-3.
Kjo humbje ndaj Norvegjisë, Kosovën e pozicionon në vendin e pestë me dy pikë, ndërsa, Norvegjia tanimë është në vendin e parë me gjashtë pikë në total./21Media

Back to top button