Kosova mposhti Qipron

Ka përfunduar takimi mes Qipros dhe Kombëtares së Kosovës, me rezultat 0-2 në favor të Kosovës.
Berisha dhe Zhegrova shënuan gola në ndeshjen e Kosovës kundër Qipros. Me këto gola Kombëtarja e Kosovës  mori tri pikët e para në Ligën e Kombeve.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin ‘AEK Arena’ në Larnaca.
Dardanët tani janë lider në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve me tri pikë, derisa ndeshjen e radhës e presin Greqinë të dielën në ‘Fadil Vokrri’. /21Media

Back to top button