Kosova ndër vendet më të lumtura në rajon, Finlanda e para në botë

Finlanda sërish mban vendin e parë në renditjen e raportit për shtetet më të lumtura në botë, derisa Kosova renditet e 34-ta.
20 marsi shënon Ditën Botërore të Lumturisë , e sot kur u bë i ditur raporti i këtij viti, Finlanda për të gjashtën herë kryeson listën, duke u pasuar nga Danimarka, Islanda, Izraeli, Holanda, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Luksemburgu dhe Zelanda e Re.
Sa i përket vendeve të rajonit, Shqipëria renditet në vendin e 83, Mali i Zi në 67, Serbia në 45, Greqia në 58.
Afganistani dhe Libani i shkatërruar nga lufta mbeten dy nga vendet më të pakënaqura në sondazh./21Media