Kosova në agjendën e së hënës për anëtarësim në KE

Aplikimi i Kosovës i anëtarësimit në Këshillin e Evropës është në agjendën e së hënës.
Këtë e ka konfirmuar Rejhan Vuniqi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar shpresën për zhvillime pozitive.
“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e Komitetit të Ministrave që mbahet të hënën. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian”, ka shkruar Vuniqi.
Kosovo’s application for Council of Europe membership is on the agenda for Monday’s Committee of Ministers meeting. Let’s hope for positive developments in this important step towards European integration. 🇽🇰❤️🇪🇺#Kosovo #CouncilofEurope #CoE #EuropeanIntegration pic.twitter.com/qzjv8PVcGH
— Rejhan Vuniqi (@RejhanVuniqi) April 23, 2023
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të vitit 2022. Aplikacionin fillimisht e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pastaj, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës./21Media