Kosova në fund të listës sa i përketë transmetimit digjital tokësor

Kosova ende zyrtarisht nuk ka filluar me transmetimet digjitale tokësore

Listat tregojnë në mënyre alfabetike shtetet evropiane se kur kanë filluar dhe janë standardizuar transmetimet digjitale tokësore nga ato analoge tokësore, transmetime të njohura si DVB-T apo DVB-T2 (Digital Video Broadcasting Terrestrial).

Në bazë të këtyre të dhënave që me një kërkim të lehtë mund t’i gjejmë në internet, Kosova ende zyrtarisht nuk ka filluar me transmetimet digjitale tokësore.

Lichtenschtein përdor tjetër sistem transmetimi digjital tokësor ndërsa Turqia është vendi që së fundi ka filluar me transmetimin DVB-T/T2.

Britania e Madhe qe nga viti 1996 ka filluar testimet e para te transmetimit digjital tokesor DVB-T ne nje rajon te vogel ne Londer, ndersa pas kalimit ne DVB-T2 qe pranon edhe formatin HD tashme të gjitha vendet evropiane transmetojnë në këtë sistem të ri transmetimi.

Danimarka, Finlanda, Holanda në vitin 1999 kanë bërë testimet e para të transmetimit në DVB-T.

Kujtojmë se para disa vitesh kompania 21Media kishte filluar testimet e para të transmetimit në rrjetin tokesor digjital DVB-T2 të gjithë kanaleve të kompanisë 21Media duke u berë medie e parë në Kosovë që implementon sistemin e ri të transmetimit DVB-T2 por që pas disa muajsh transmetimi KPM jep urdhër gjithë medieve për ndërprejen e test-transmetimit DVB-T2. Aktualisht në rrjetin tokësore në Kosovë në sistemin e vjetër analog transmetojnë 3 televizionet nacionale, RTK, RTV21, KTV dhe disa TV në frekuenca lokale./21Media

Back to top button