”Kosova në vijën e kuqe të rrezikut?”, Koqinaj flet për rrezikun nga vërshimet

Nehat Koqinaj, nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, në ”Click” të RTV21 ka paralajmëruar se Kosova t mes zonave të goditura dhe shpresa mbetet në uljen e intensitetit të reshjeve.nga përmbytjet, ndërsa disa komuna tashmë janë goditur rëndë dhe zona të tjera po shfaqen si vatra me rrezik të lartë.

“Sigurt do të bëhet përmbledhja nga komisionet përkatëse për vlerësimin e dëmeve, të cilat përbëhen nga ekspertë në nivele lokale,” ka deklaruar Koqinaj.

Sipas tij, komunat e Malishevës, Rahovecit, Skenderajt, Drenasit, Gjakovës dhe Klinës janë ndër zonat e prekura, ndërsa rreziku i lartë po zgjerohet edhe në pjesë të tjera drejt kufirit.

“Ne jemi të përgatitur për situata të tilla, por ashpërsia e goditjes bën që rrallëherë të mund të merren masa plotësisht adekuate. Të gjitha kapacitetet reaguese në komunat e Kosovës janë në terren 24 orë,” theksoi ai.

Duke folur për shkallën e rrezikut në nivel vendi, Koqinaj tha se Kosova ndodhet mes zonave të goditura dhe shpresa mbetet në uljen e intensitetit të reshjeve.

“Ne jemi në mes të zonave të goditura. Shpresojmë që me pakësimin e intensitetit të reshjeve, sidomos në mbrëmjen e sotme dhe ditët në vijim, situata të stabilizohet,” u shpreh Koqinaj.

Back to top button