Kosova nis përgatitjet për finalen me Turqinë, nën atmosferë pozitive zhvillohet stërvitja e parë

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot (e shtunë) stërvitjen e parë në stadiumin Fadil Vokrri, në kuadër të përgatitjeve për përballjen finale të ‘play-off’-it për Kupën e Botës ndaj Turqisë, që do të luhet të martën nga ora 20:45.

Pavarësisht motit me shi, atmosfera në skuadër ishte shumë e mirë, me lojtarët që treguan përkushtim dhe energji pozitive gjatë seancës stërvitore në Prishtinë.

Back to top button