Kosova nxjerr barazimin e tretë në grup, nuk arrin t’i shënojë Rumanisë

Kombëtarja e Kosovës ka barazuar me Rumaninë në ndeshjen e vlefshme për pikë në grupin për kualifikim të mëtutjeshëm në EURO2024.
Ky është barazimi i tretë i Kosovës në këtë grup.
Kosova pati raste të shumta shënimi, me Edon Zhegrovën që madje shënoi me kokë, por që goli u anulua nga VAR.
Kosova tani është në vendin e katërt ë grup, pas Zvicrës Rumanisë dhe Izraelit.
Në ndeshjen e radhës, Dardanët do të ndeshen me Bjellorusinë. /21Media