“Kosova pa qeveri! Me valë të re të inflacionit”

Si pasojë e vakumit institucional, vlerësohet se Kosova humb qindra miliona të hyra. Aktualisht vendi vetëm se ka humbur 60 milionë euro, që pritej t’i merrte nga BE-ja në kuadër të planit të rritjes, thotë Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna. Në këtë situatë Rafuna përmend edhe masat e BE-së dhe shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“ Po shihet tani ne nuk arritëm t’i marrim mjetet e parafinancimit që na kanë ardh nga plani zhvillimor. Prej 800 milionëve sa janë të parapara për Kosovën ne nuk arritën t’i marrim 60 milionë dhe nuk i morrëm si rezutlat i mungesës së Kuvendit të rafitifikohet kjo marrëveshje si kusht paraprak për t’i marr këto fonde. Edyta janë masat e BE-së ne ende jemi nën masa dhe shtrenjtimi i energjisë eleketrike.”, tha Rafuna për rtv21.

Njohësi i ekonomisë, Lekë Musa, tërheq vërejtjen se ngërçi politik në krijimin e institucioneve shkakton telashe edhe në sektorin privat.

“Kur nuk kemi institucione një qeveri funksionale atëherë edhe shumë investime publike nuk mund të realizohen. Në anën tjetër, çdo proces i tillë situatë e tillë ndikon edhe në pasigurinë e gjithëmbarshme në vend dhe jo stabiliteti politik ndikon në sektorin privat.”, tha Musa.

Shqetësim tjetër ndër qytetar është vendimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Shoqëria civile dhe iniciativa qytetare “Asnjë centë ma shumë”, të cilët kanë organizuar 3 protesta brenda një muaji,  akuzojnë ZRRE-në se vendimin për shtrenjtimin e rrymës e mori në një kohë kur Kosova është pa institucione të konosliduara. Për pasojë, një numër biznesesh veçse kanë shtrenjtuar çmimet e produkteve.

Në këtë situatë, profesori i ekonomisë Muhamet Mustafa, thotë se ZRRE-ja, shtrenjtimin energjisë elektrike e ka parë si çështje teknike, pa analizuar pasojat.

“Vala e re e inflacionit veç se ka fillu sepse çmimet në muajin e fundit në krahasim me muajin e njejtë një vit më parë janë ngritë për 3% sepse paraprakisht kemi pasur inflacion 2% tash kemi 3% ende pa u zbatu rritje çmimit të energjisë edhe ky është problem serioz. Kjo çështje me të drejtë po preokupon qytetarët dhe bizneset dhe nuk është e çuditshme që bizneset po i shtrenjtojnë çmimet ma herët në mënyrë që t’i përballojnë ma lehtë aplikimit të çmimit të energjisë, tha Mustafa.

Në këtë drejtim ZRrE po e sheh çështjen shumë teknike dhe nuk i ka analizu faktorët dhe rezervat e brendshme që ndikojnë në rritje të çmimit dhe krejt barrën e problemeve rreth energjisë, investimeve që duhet ta bëjë KEED-si apo KESCO dhe efikasitetin e atyre investimeve po e bartë automatikisht tek konsumatorët .””

Njohës të ekonomisë thonë se qeveria e cila do të vijë e ka me urgjencë të përmirësojë standardin e qytetarëve, të rishqyrtojë çmimin e energjisë, të ndërmerr reforma fiskale të thella, ta heqë Kosovën nga masat e BE-së dhe të largojë taksën prej 10% që aplikon ndaj SHBA-ve./RTV21/21Media

Back to top button