Kosova përmbyll Evropianin me plot katër medalje

(Lajm i përditësuar)


Kuka pas suksesit në Evropian: Kosova mbi të gjitha

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka reaguar sërish për dy medaljet e fituara sot nga Akil Gjakova e Laura Fazliu në Kampionatin Evropian të xhudos.

Fazliu u stolis me medaljen e bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë, kurse Akili fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ndërkaq, me dy medaljet e sotme, Kosova tani numëron plot katër medalje nga ky Evropian i xhudos, dhe për këtë sukses tani ka shkuar edhe Driton Kuka në “Facebook”.

“Akili sot kontriboj për barazi gjinore!

Medalja e Akilit përmbylli Evropianin më të suksesshëm deri më tani me plot katër medalje.

Kosova mbi të gjitha …”, shkroi Kuka në “Facebook”.


Reagon Kuka: Sa e madhe sot Kosova jonë!

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas medaljeve të sotme të fituara nga Laura Fazliu e Akil Gjakova në Kampionatin Evropian të xhudos.

Fazliu u stolis me medaljen e bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë, kurse Akili fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë, raporton KosovaPress.

Driton Kuka reagoi në “Facebook” për medaljet e Akilit e Laurës.

Për atë të Laurës, Kuka shkroi:

“Kosova …Fiks katër medalje ne Evropian! Medalja e Laurês nr 3. Së shpejti edhe medalja e Akilit! Sa e madhe sot Kosova jonë!”.

Ndërkaq, pasi që Akili u stolis me të bronztën, Kuka shkroi:

“Edhe njo … Akil Gjakova mposht Lasha Shavaduashvilin Kampion Olimpik e Botëror …”.

Back to top button