Kosova pjesëmarrëse në takimin e ministrave të NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Kosova do të marrë pjesë në takimin mujor të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG) të organizuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J. Austin III.,
Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
“Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd J. Austin III, e ka ftuar dhe organizuar takimin e radhës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës për të identifikuar dhe shqyrtuar hapat e ardhshëm të nevojshëm për të ndihmuar Ukrainën në mbrojtje nga agresioni rus.”, ka njoftuar Mehaj.
Ai e ka cilësuar këtë si „tregues i fuqishëm i besimit të ndërsjellë dhe partneritetit të fuqishëm të SHBA-së dhe aleatëve të saj në Kosovën.“/21Media