Kosova po i pret 80 mijë vaksinat kundër gripit sezonal

Në Kosovë ende nuk ka filluar vaksinimi i qytetarëve kundër gripit sezonal. Ministria e Shëndetësisë (MSh) po i pret 80 mijë vaksinat që janë blerë përmes Agjencisë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), por nuk dihet se kur do të fillojë vaksinimi.
“Është bërë porosia për vaksinat e gripit sezonal dhe Ministria e Shëndetësisë pret që UNICEF-i t’i sjell ato në kohën optimale, ku janë porositur rreth 80.000 vaksina për qytetarët”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për portalin rtv21.tv.
Ndryshe, vitin e kaluar janë dhënë 60 mijë vaksina kundër gripit.
Kategoritë që duhet të vaksinohen në periudhën e gripave, janë të gjithë personat e moshuar mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna si dhe personat me sëmundje kronike.
“Çdo qytetar që bën pjese në kategorinë e rriskut për grip sezonal, do te ketë mundësin që të vaksinohet, prioritet janë: te moshuarit, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët me imunitet me te dobët”, ka thënë MSh për portalin rtv21.tv.
Vaksina kundër gripit sezonal i mbron njerëzit për një sezon sepse është kombinim i disa viruseve që janë në qarkullim./21Media

Back to top button