Kosova pranohet si anëtare e “Rugby Europe”

Takimi i 103-të gjeneral i Rugby Europe ka rezultuar të jetë pozitivë për Kosovën, pasi që është pranuar si anëtare e këtij kompeticioni.
Në programin e sotëm të këtij takimi, ndër pikat kryesore ka qenë edhe votimi i anëtarëve të rinj të Rugby Europe, ku Kosova tani ka epitetin si anëtari më i ri i institucionit më të lartë të sportit të ragbit në Evropë.
Me këtë rast ka reaguar Federata e Ragbit të Kosovës, ku ka falënderuar të gjitha institucionet që kanë bërë të mundur realizimin e kësaj ëndrre.
“Falënderimet tona të veçanta shkojnë për Rugby Europe, për ndihmën e vazhdueshme dhe udhëzimin tonë drejt këtij pranimi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen financiare dhe administrative, Kosovo Olympic Committee për mbështetjen në rritjen e kapaciteteve dhe lehtësimeve drejt pranimit , Kosova Judo Federation dhe Ambassade de France au Kosovo – French Embassy in Kosovo për vizat e delegacionit tonë”, thuhet në postimin e FRK-së në “Facebook”.

Back to top button