Kosova regjistron 13 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të premte janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1 mijë e 984 mostrave.
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 3 persona janë shëruar derisa 331 persona janë ende aktivë në koronavirus.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 530 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 mijlion e 662 mijë e 553 doza të vaksinës.
Deri më sot 779 mijë e 481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button