Kosova regjistron 140 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
140 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 46 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 94 me dëme materiale.
Policia e Kosovës përmes raportit të saj ditor ka bërë të ditur se në të njëjtën periudhë janë shqiptuar 1721 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 14 persona, prej të cilëve 9 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit./21Media