Kosova sfidon Greqinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll e zhvillon sonte ndeshjen e katërt kualifikuese për Kampionatin Botëror, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Greqinë. Pas fitores së çmuar në udhëtim ndaj Gjeorgjisë, “Dardanët” janë në kërkim të fitores së dytë e cila do të shtonte gjasat për kualifikim.
Në këtë ndeshje Kosovës i rikthehet një prej futbollistëve më të mirë, Milot Rashica. Stadiumi i kryeqytetit do të hapë dyert për vetëm 10% të kapacitetit, për shkak të situatës pandemike. Takimi fillon prej orës 20:45. (Përgatiti: Art Kuqi)./21Media

Back to top button