RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

”Kosova shteti i vetëm ndaj të cilit BE-ja ka qasje neutrale”

Thaçi tha se Samiti Brod-Brione ka dhënë ide konkrete për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe të afrimit me Bashkimin Evropian Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në Samitin Brdo-Brio

nga Egzona Mehmeti3 qershor 20173 qershor 2017

Thaçi tha se Samiti Brod-Brione ka dhënë ide konkrete për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe të afrimit me Bashkimin Evropian

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në Samitin Brdo-Brione të vendeve të Ballkanit, i cili po mbahet në bashkëorganizim të Presidentit, Borut Pahor të Sllovenisë dhe Presidentes, Kolinda Grabar-Kitaroviç të Kroacisë.

“Është e vërtetë që, në shikim të parë, rajoni i Ballkanit duket i trazuar. Kriza politike janë parë në të gjitha vendet e rajonit. Por, në të njëjtën kohë, kemi parë fillim të zgjidhjes së këtyre krizave. E rëndësishme është se në të gjitha këto procese, ngadhënjyese po dalin opsionet e orientimit pro-perëndimor, pro NATO-s dhe pro BE-së. Në këtë unë shoh një momentum të ri në rajon, të stabilizimit politik e veçanërisht të konfirmimit të orientimit euro-atlantik të rajonit”, tha presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se është qenësore që kërkesa e Ballkanit për afrim me NATO-në dhe BE-në, të marrë përgjigje konkrete, pozitive, nga Brukseli. “Më saktësisht, kërkojmë dialog strategjik me Brukselin. Brukseli duhet të shikojë shtetet e Ballkanit Perëndimor nga prizmi gjeo-strategjik”, theksoi presidenti Thaçi.

Ai më tutje tha se vendet e Ballkanit duhet të plotësojnë kriteret që kërkohen qoftë për të hyrë në NATO, qoftë për të hyrë në Bashkimin Evropian. “Jemi shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ende as nuk e kemi marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE”, shtoi presidenti. “Jemi shteti i vetëm ndaj të cilit BE-ja ka qasje neutrale dhe pesë shtete anëtare të BE-se ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

Duke folur më tej për ide të ndryshme që po promovohen për bashkëpunimin në mes vendeve të Ballkanik, presidenti Thaçi tha se rajoni i Ballkanit tanimë ka korniza për bashkëpunim.

“CEFTA ofron kornizën për bashkëpunim ekonomik dhe përafrim të tarifave doganore në mes vendeve anëtare. SEECP ofron kornizën për bashkëpunim politik, në të gjitha nivelet, në mes vendeve të Ballkanit”, pohoi Thaçi.

Presidenti Thaçi ndër të tjera tha se Samiti Brod-Brione gjatë viteve ka dhënë ide konkrete për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe të afrimit me Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit i dha një shtytje të re përpjekjeve të Ballkanit Perëndimor për afrim me BE-në. Ai tha se tani është koha për veprime konkrete.

Këtë vit, mysafir special i Samitit Brdo-Brione ishte presidenti i Federatës Gjermane, Frank-Walter Steinmeier./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

15 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

6 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë