“Kosova s’mund të humbë më kohë!”, Hargreaves pret bashkëpunim nga partitë pas zgjedhjeve

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves sot është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në këtë takim Hargreaves ka shprehur shqetësimin për dështimin e partive politike për të rënë dakord në lidhje me buxhetin.

Ata kanë diskutuar edhe për shpërbërjen e Kuvendit, zgjedhjet e reja si dhe për fushatën që do të zhvillohet.

“Diskutuam shpresat për një fushatë zgjedhore të qetë dhe pozitive. Shpreha shqetësim për dështimin e partive politike për të rënë dakord për një zgjatje të buxhetit, Planin e Rritjes së BE-së dhe marrëveshjet e financimit të Bankës Botërore, të cilat do t’i sillnin dobi popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Ai po ashtu  ka thënë të ditur se pret bashkëpunim nga partitë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, derisa u shpreh se Kosova nuk mund të humbë kohë.

Back to top button