Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova sonte përballet me Greqinë

Aventura e Kombëtares së Kosovës në Kampionatin Botëror “Katar 2022” do të përfundojë me ndeshjen e fundit të grupit B kundër Greqisë.
“Dardanët” patën një seri rezultatesh shumë të dobëta në fazën e fundit të këtyre kualifikimeve, ku kanë pësuar tri humbje radhazi duke u mposhtur nga Spanja, Suedia dhe Gjeorgjia, derisa paraprakisht kishin triumfuar ndaj Gjeorgjisë dhe më pas kishin barazuar me Greqinë (1-1).
Kundërshtari i sotëm i Kosovës, Greqia, po ashtu i ka humbur gjasat për kualifikim në Kampionatin Botëror me nëntë pikë sa i ka momentalisht, ndërsa grupi kryesohet nga Spanja dhe Suedia me nga 16, përkatësisht 15 pikë dhe pikërisht këto dy kombëtare do të ballafaqohen sonte nga ku edhe do të mësohet lideri i këtij grupi.
Kosova, ka vetëm katër pikë pas shtatë ndeshjeve dhe e mbyll renditjen në grupin B.
Ndeshja do të fillojë nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Toumba” në Athinë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button