Kosova sonte përballet me Holandën, hendbollistët presin përkrahjen e tifozëve

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e luan të dielën mbrëma ndeshjen e dytë në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2026. Nga ora 17:15 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, hendbollistët e Kombëtares sonë luajnë ndaj Holandës.

Holanda është favorite e grupit të gjashtë dhe rrjedhimisht kombëtares sonë i duhet përkrahje e madhe nga tifozët.

Të enjten Holanda fitoi me shumë vështirësi ndaj Ukrainës, me rezultat 40:39. Ndërkohë të mërkurën Kombëtarja jonë humbi 32:21 nga Ishujt Faroe në Torshavn.

Sipas Federatës së Hendbollit, kombëtarja është e kompletuar dhe të gjithë lojtarët e përzgjedhur nga selektori Bujar Qerimi janë të gatshëm për të dhënë maksimumin./21Media

Back to top button