Kosova të hënën mëson rivalët e EuroBasket 2029

Të hënën më 8 shtator nga ora 10:30 do të hidhet shorti i raundit të parë të parakualifikimeve për EuroBasket 2029 në Riga të Letonisë.
Dhjetë kombëtare janë të ndara në katër vazo nga FIBA sipas renditjes botërore. Kosova është në vazon e dytë dhe më 8 shtator do të mësojë kundërshtarët. Një grup do të përbëhet nga katër shtete dhe dy grupet e tjera do të përbëhen nga tri shtete.
Raundi i parë i parakualifikimeve zhvillohet në nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.
Katër kombëtare, tre fitueset e grupeve dhe vendi i dytë më i mirë do të kualifikohen në raundin e dytë.
Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FIBA-s në YouTube.