Kosova tërheq vendimin për rritjen e doganës
Bekteshi: Punojmë që të rrisim bashkëpunimin me kosovën
Ministri i ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi njoftoi se Qeveria e Kosovës ka tërhequr vendimin për vendosjen e taksës doganore prej 30 për qind në importin e pemëve, perimeve dhe misrit. Ministri Bekteshi, tha se nga nesër vendimi hynë në fuqi. Ndryshe, Kosova më 18 korrik, për të mbrojtur prodhimet bujqësore të vendit, vendosi të rrisë taksën doganore për 30 për qind për produktet bujqësore që futen në tregun e Kosovës, nga të gjitha vendet e rajonit. Si më e goditura nga ky vendim u llogarit Maqedonia, si shtet prej ku është furnizuar një pjesë e madhe e tregut të Kosovës me pemë dhe perime.
“Qeveria e R. Kosovës, ka tërhequr masat të cilët kanë të bëjnë me vendosjen e tarifës doganore 30% dhe kështu unë ju informoi juve se nga nesër gjithë produktet bujqësore të R. Maqedonisë nuk do të doganohen në mënyrë shtese nga ana e R. Kosovës. Ne si Qeveri , por edhe unë si ministër i Ekonomisë, do të punojmë me përkushtim që të rrisim bashkëpunimin me Kosovën por edhe me gjithë anëtarët e CEFTA-së”, u shpreh Kreshnik Bekteshi – ministër i ekonomisë.