Kosova U16 triumfon ndaj Hondurasit

Kombëtarja e Kosovës U16 në konkurrencën e meshkujve ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në turneun zhvillimor të UEFA-s që po mbahet në Shkup.
Të përzgjedhurit e Arsim Abazit kanë fituar në duel me Hondurasin, me rezultat 2:0. Golat për Dardanët e rinj i shënuan Medin Gashi dhe Fatjon Mulaj. Në këtë turne Abazi ka në dispozicion 16 futbollistë nga klubet vendore dhe 4 futbollistë nga klubet evropiane. Krahas Kosovës dhe Hondurasit në turne po marrin pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe Taxhikistani.
Përzgjedhësi Abazi u shpreh i kënaqur me fitoren e arritur në ndeshjen e sotme, por theksoi se vërehet se tek futbollistët vendorë ka ngecje në përgatitjen fizike. “Kjo është një fitore e rëndësishme për t’i dhënë motivë futbollistëve tanë. Duke pasur parasysh se ky grup i futbollistëve është së bashku për herë të parë, atëherë mund të jemi të kënaqur.
Megjithatë, shihet se tek lojtarët përgatitja fizike nuk është në nivelin e duhur. Në pjesën e parë luajtëm më dobët, derisa në të dytën u vërejt angazhimi dhe dëshira e futbollistëve për të fituar”, ka thënë Abazi. Ndeshjen e radhës Kosova do të ballafaqohet me Maqedoninë e Veriut më 5 maj, derisa në ndeshjen e fundit ballafaqohet me Taxhikistanin, më 8 maj.

Back to top button