Kosova U18 shënon fitore ndaj Britanisë së Madhe

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll shënoi fitoren e dytë në IHF Trophy për zonën evropiane. Të premten pasdite në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Kosova U18 fitoi ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 17:15.
Ndeshja ishte e fortë, sidomos në mbrojtje, ndërsa këtë e dëshmon edhe numri i golave të shënuar. Olsi Mulaj udhëhoqi Kosovën duke shënuar më shumë se gjysmën e golave (9). Noah Sanyal shënoi 6 gola për Britaninë e Madhe.
Ndërkohë Gjeorgjia U18 shënoi fitore të pritur ndaj Shqipërisë. 38:13 në të mirë të Gjeorgjisë ishte rezultati në fund.
Gjeorgjia ka tri fitore dhe udhëheq në tabelë me 6 pikë. Bullgaria dhe Kosova i kanë nga 4 pikë. Britania e Madhe i ka 2 pikë, kurse Shqipëria mbetet pa pikë.
Ndeshjet e fundit janë edhe vendimtare për titull të kampionit.
Të shtunën prej orës 12:00 takohen Britania e Madhe dhe Bullgaria, ndërsa Kosova e Gjeorgjia luajnë prej orës 16:00./21Media

Back to top button