Kosova U22 humbi nga Sllovakia

Kombëtarja U22 e Kosovës, meshkujt, sot ka pësuar humbjen e dytë në kuadër të Grupit E, kualifikues për Kampionatin Evropian, nga Sllovakia me rezultat 3-0 (25-08, 25-13, 25-13).
Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, siç ka informuar Federata e Volejbollit e Kosovë, “Dardanët” janë munduar të bëjnë më shumë ndaj një rivali të fortë si Sllovakia, por eventualisht nuk kanë arritur të evitojnë disfatën.
Ekipi kosovar ndeshjen e fundit të grupit do ta zhvillojë të dielën, nga ora 16:00, kundër Holandës./21Media

Back to top button