Kosova udhëheq 2:1 pas pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Irlandës së Veriut, e vlefshme kjo për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.
Pas pjesës së parë rezultati është 2:1 në të mirë të Kosovës.
Golin e parë për Kosovën e shënoi Vedat Muriqi nga penalltia në minutën e nëntë, ndërsa golin e dytë e shënoi Zymer Bytyqi në minutën e 19-të.
Irlanda e Veriut e ngushtoi epërsinë me golin që shënoi Shayne Lavery në minutën e 44′./21Media
 

Back to top button