​Kosova vazhdon me deficit të lartë tregtar

Tregtia e mallrave në vitin 2024 kishte deficiti tregtar 5.4 miliardë euro që është një deficit tregtar më i lartë 7.4%, krahasuar me 2023, ku totali i eksporteve ishte 941.5 milionë euro, ndërsa importi 6.4 miliardë.

Eksporti mbulon importin për vetëm 14.8 për qind, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për eksport-import për 2024.

Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat e Kosovës gjatë 2024 me 2023 shifrat tregojnë rritje 9.1 për qind, e cila ka edhe më tutje bilancin negativ tregtar të Kosovës.

Ndërsa të dhënat e tregtisë së mallrave për importin në vitin 2024 kanë shënuar një rritje vjetore rreth 7.7 për qind krahasuar me 2023, raporton KosovaPress.

Qarkullimi e mallrave në tregtinë e jashtme

Grupet kryesore të eksportit për bëjnë: 23.7 për qind metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.8 për qind plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11.3 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11 për qind artikuj të ndryshëm të prodhuar; 8.8 për qind produktet minerale; 6 për qind tekstili dhe artikuj tekstili, etj.

Eksportet sipas sektorëve të grupeve kryesore në vlerë

 

Ndërsa, tek importi: 14 për qind e përbëjnë produktet minerale; 12.3 për qind makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.2 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.6 për qind mjetet e transportit; 9.9 për qind metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.5 për qind produktet e industrisë kimike, etj.

Eksportet dhe importet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në BE arritën 312.6 milionë euro, ose rreth 33.2 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje 12.2 për qind. Partnerët kryesorë ishin Gjermania (10.7 për qind), Italia (4 për qind), Holanda (2.7 për qind), etj.

Importet nga BE ishin rreth 2.9 miliardë euro ose 44.7 për qind, me një rritje 12.1 për qind. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga Gjermania (14.2 për qind) Italia (5.2 për qind), Greqia (5 për qind), etj.

Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet arritën në 426 milionë euro ose 45.2 për qind, me një rritje 24 për qind. Partnerë kryesorë për eksport ishin Shqipëria (18.1 për qind), Maqedonia e Veriut (15.3 për qind), Serbia (5.7 për qind), Mali i Zi (4.7 për qind).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën 851.9 milionë euro ose 13.4%, me një rënie prej 8.1 për qind). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Shqipëria (5.3 për qind), Maqedonia e Veriut (4.7 për qind), Serbia (2 për qind).

Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Eksportet me vendet e tjera të botës arritën 202.9 milionë euro ose 21.6 për qind, prej tyre më së shumti Zvicra (9.2 për qind) dhe SHBA (4.2 për qind). Importet arritën në 2.7 miliardë euro ose 41.9 për qind, prej tyre më së shumti Turqia (14.4 për qind) dhe Kina (11.9 për qind).

Back to top button