Kosova vendi i parë në Evropë, ku qytetarët më së paku i përballojnë pushimet

Përafërsisht 70% e kosovarëve nuk janë në gjendje që t’i kalojnë pushimet larf shtëpisë së tyre për një javë.

Kështu tregon raporti i faqes “Landgeist”. Harta e kësaj faqe është e bazuar në të dhënat nga Eurosat.

Kjo hartë tregon se vendet e Evropës Lindore janë më keq duke iu prirë Kosova.

“Kjo hartë na tregon përqindjen e familjeve që mund të përballojnë një pushim vjetor njëjavor larg shtëpisë. Në shumicën e vendeve evropiane, shumica e familjeve mund ta përballojnë atë. Në Kosovë (69.5%), Mal të Zi (67.2%), Rumani (62.5%), Turqi (60.8%), Shqipëri (58.3%) dhe Maqedoninë e Veriut (55.0%), shumica e familjeve nuk mund të përballojnë një pushim vjetor njëjavor larg  nga shtëpia”, thuhet në përshkrimin e “Landgeist”.

Këto shifra janë një kontrast i madh me vende si Luksemburgu (7.6%), Norvegjia (7.9%), Zvicra (8.4%) dhe Islanda (8.6%), ku më pak se 10% e familjeve nuk mund të përballojnë një pushim vjetor njëjavor larg  nga shtëpia/21Media

Back to top button