Kosova zhvilloi stërvitjen e parë në Danimarkë, mungoi Ismaili

Basketbollistët e Kosovës sot zhvilluan stërvitjen e parë në Danimarkë.
Siç bëri të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës, në stërvitje basketbollistët dhanë maksimumin, ndërsa i vetmi që nuk stërviti ishte Meriton Ismaili për shkak të lëndimit, por që shpresohet se, do të jetë i gatshëm për ndeshje.
Përballja ndaj danezëve do të zhvillohet të enjten në Naestved nga ora 19:00. Kjo ndeshje është e vlefshme për rrethin e parë parakualifikues të FIBA Eurobasket 2025.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në mes këtyre dy kombëtareve, fitore ka shënuar Kosova 78:73. Dardanët më pas kanë pësuar dy humbje nga Norvegjia, që ka dy fitore e një humbje, kurse Danimarka ka një fitore e një humbje.
Ndërkohë, ndeshja e fundit e Grupit C zhvillohet më 3 Korrik ndërmjet Norvegjisë dhe Danimarkës./21Media

Back to top button