Kosovari hyn në Ligën e Parë në basketboll

KB Kosovari do të jetë anëtari më i ri në Ligën e Parë të basketbollit vendor, në konkurrencën e meshkujve.

KB Kosova e siguroi hyrjen në Ligën e Parë pasi që gjatë garave të rregullta regjistroi 10 fitore nga 10 ndeshje të zhvilluara.

Bilancin e 100% të fitoreve Kosovari e vazhdoi edhe në “Play-off”, duke mos e humbuar as edhe një ndeshje të vetme.

Fitorja e fundit ndaj KB Kaçanikut me shifrat 83:64 i mjaftoi Kosovarit që të shpallet kampion, dhe të siguroj biletën drejt Ligës së Parë.

Back to top button