Kosovari ia mësyen Gjermanisë me dokumente fals

Një person ka tentuar që të udhëtojë me aeroplan në destinacionin Prishtinë-Shtutgart duke prezentuar një letërnjoftim të Bullgarisë i cili dyshohet se mund të jetë i falsifikuar.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur pasditën e së dielës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Dokumenti është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button