Kosovë – Serbi: Vringëllime armësh vetëm në media?

Para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel mediat serbe vazhdojnë t’i hedhin benzinë zjarrit në konfliktin për dokumentet e udhëtimit mes Kosovës e Serbisë. A mund të shkallëzohet sërish konflikti në rajon?
“Ai po përgatit masakra në Kosovë”, kështu e titulloi gazeta bulevardeske “Informer” një shkrim të sajin, me foto të kryeministrit kosovar albin Kurti, Kurse sipas gazetës “Vecernje novosti” madje janë bërë gati edhe snajperë, që me gjasë do të eliminojnë politikanë drejtues të pakicës serbe në Kosovë. Si këto dy gazeta gati i gjithë shtypi i Beogradit nuhat luftën, pa pasur prova të qarta për këtë. Përjashtim përbëjnë vetëm pak media të pavarura, që nuk varen nga Vuçiqi.
Së fundmi tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u shkallëzuan pas vendimit të qeverisë së Kosovës të zbatojë rregullore të reja për udhëtarët me pasaportë serbe dhe automjetet me targa serbe. Sipas saj, serbët kur të hynin në Kosovë do të pajiseshin me dokumente provizore kosovare, dhe automjetet me targa serbe brenda një afati duhej të zëvendësoheshin me ato kosovare. Serbia e praktikon këtë prej vitesh për qytetarët kosovarë. Kryeministri Kurti kishte kohë që këmbëngulte për reciprocitet, pra që për të dyja palët të vlejnë rregullore të njëjta Kosovë: Shtyhet për një muaj vendimi për reciprocitet me Serbinë.
Kosova dhe Serbia: Askush nuk do luftë
Bjelos nuk beson se mund të fillojë një luftë e re, ashtu si shumë ekspertë të tjerë. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor politikanët qeverisës simulojnë rregullisht kriza për t’i çaktivizuar po vetë dhe kështu paraqiten si “faktorë stabiliteti”.
BE e mbështet këtë politikë të “stabilokracisë”, thotë Bjelos. Kritikët e akuzojnë  Brukselin se kujdeset më shumë për stabilitetin se sa për demokracinë në rajon.
“Për këtë arsye mund të priten tensione në rajon, por jo konflikte të armatosura. Reagimi i përbashkët politik, diplomatik dhe ushtarak i perëndimit ndaj pushtimit rus të Ukrainës, i tregon politikanëve të Ballkanit, se çfarë çmimi do të paguajnë ata, nëse do të shkaktojnë një gjë të tillë”, ka thënë Bjelos./dw

Back to top button