Kosovën do ta vizojë presidenti i FIFA-s

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi, ku njoftuan se i pari i FIFA-s, Gianni Infantino, do ta vizitojë Kosovën.
Për këtë vizitë KE i FFK-së, do të marrë të gjitha masat dhe përgatitjet e duhura për pritjen sa më të mirë të presidentit Infantino, aq më parë që kjo vizitë bëhet në prag të fillimit të Kampionatit botëror Katari 2022.
KE shqyrtoi edhe përgatitjet për ndeshjet e Kombëtareve dhe u vlerësuar se ato po shkojnë sipas dinamikës dhe plan-programit të paraparë.
KE shqyrtoi edhe Parashtresa dhe ankesat drejtuar këtij Organi./21Media

Back to top button