Kourtney Kardashian shfaqet për herë të parë pas dasmës
Kourtney Kardashian është shfaqur për herë të parë pas martesës me Travis Barker në një gjykatë në Santa Barbara, Kaliforni.
Ylli televiziv u fotografua duke dalë nga vetura. Ajo kishte veshur një veshje tërësisht të zezë të përbërë nga një jumpsuit me figura të bardha skeleti, një kapele bejsbolli, atlete të trasha Balenciaga, nuanca të zeza dhe një çantë të vogël dore.

Fundjavën e kaluar, Kardashian u martua me Barkerin për herë të dytë. Pas dasmës së tyre të thjeshtë në një kishëz në Las Vegas, të dy më në fund legalizuan bashkimin e tyre.
Në ceremoninë martesore Kardashian zgjodhi një minifustan nusërie Dolce & Gabbana.
Ndërkohë, bateristi i Blink-182 shkoi me veshjet e tij tipike zyrtare, duke u dukur elegant me syze dielli të zeza dhe një kostum krejt të zi nga Enfants Riches Déprimés x Jacques Marie Mage.
Ditën e djeshme Kardashian ka shpërndarë në Instagram fotot e para nga dasma. Portretet romantike bardh e zi tregojnë çiftin duke pozuar në një kabrio me një tabelë në anën e pasme që shkruan “Sapo u martua”./21Media


