KPK ia rikujton Gërvallës: Po e trajtojmë rastin e Martin Berishajt

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka reaguar ndaj deklaratave të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe ndaj veprimeve të OJQ-së Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Deklarimit e ministres janë konsideruar konspiracion, të pa qëndrueshme dhe joprofesionale në komunikatën e KPK-së.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës ia rikujton Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke e trajtuar në mënyrë ligjore një kallëzim penal të pranuar nga Agjencia Kundër Korrupsion”, thuhet në komunikatë.
Në anën tjetër, KPK ka thënë se nuk i mirëkupton veprimet e Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist “kur ato devijojnë duke përdorur fjalë fyese dhe denigruese ndaj bartësve të sistemit prokurorial, si dhe duke u munduar kështu të shtyjnë përpara kauza të caktuara politike”.“
Rrjedhimisht, KPK-ja, thekson se kjo nuk i shërben aspak aktivizimit të një organizate joqeveritare, por pasqyron në vetvete një veprim publik joracional që është në kundërshtim me parimet dhe të drejtat civile të aktivizimit në shoqëritë demokratike”,thuhet në komunikatë.
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme, i ka dalë në mbrojtje publike ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, duke thënë se “mund të ketë intencë politike ndaj tij”.
Gërvalla ka hedhur dyshime në profesionalizmin e disa prokurorëve. Ka thënë se disa prej tyre “duan ta dëmtojnë Qeverinë duke denigruar personalitete”.
“Asnjë nga njerëzit që kanë marrë përgjegjësi për ndryshime thelbësore në këtë vend, nuk janë të sigurt nga hapja e hetimeve të prokurorisë, duke e njohur edhe profesionalizmin e një pjese të prokurorëve, pore dhe duke e njohur edhe nevojën e domosdoshme për një vetting të mirëfilt”, ka thënë Gërvalla./21Media

Back to top button