KPK kërkon nga Avokati i Popullit referimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), iu ka drejtuar me kërkesë Avokatit të Popullit të referojë Ligjin për Pagat në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga KPK.
Sipas komunikatës, KPK ka pasqyruar në këtë kërkesë komentet e vazhdueshme, të cilat janë bërë në lidhje me këtë ligj.
KPK konstaton se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik cenohet pavarësia dhe funksionalizimi i sistemit prokurorial për vetë faktin se kjo çështje është vendosur njëherë me Aktgjykimin numër KO 219/19 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Të gjitha pretendimet e ngritura nga KPK-ja, të cilat janë dërguar tek Avokati i Popullit, paraprakisht edhe tek hartuesit e këtij Ligji, janë të mbështetura në aktet dhe praktikat ndërkombëtare, të cilat kanë paraparë në mënyrë taksative se kur mund të zbritet paga e prokurorit të shtetit.”, thuhet në njoftim
KPK po ashtu njofton se shpreh gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit, me qëllim të referimit të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
“KPK përkrah hartimin e një ligji për pagat në sektorin publik, i cili duhet të jetë i bazuar në praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare dhe i cili nuk do të cenojë pavarësinë dhe funksionalizimin e asnjë pushteti.”, përfunon njoftimi./21Media

Back to top button