KPK për shkakrimin e Bekës: Kuvendi bëri shkelje ligjore

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka reaguar pasi Kuvendi ka shkakruar sot nga pozita e anëtarit të KPK-së Agron Bekën.

KPK vlerëson se me këtë shkakrim Kuvendi ka bërë shkelje ligjore.

“Me këtë rast, KPK-ja konstaton me shqetësim të thellë ndaj se me rastin e shkarkimit të Prof.Dr.Agron Bekës nga pozita e anëtarit joprokuror të KPK-së, instanca më e lartë legjislative siç është Kuvendi i Kosovës ka bërë shkelje ligjore, sepse institucioni i vetëm kompetent në bazë të legjislacionit në fuqi, për t’i shqyrtuar shkeljet eventuale të anëtarëve është Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe mekanizmat e tij.”, thuhet në reagimin e KPK-së

Sipas , KPK-së vendimi i sotëm i Kuvendit të Kosovës është një tentativë e madhe politike për të ndërhyrë në përbërjen aktuale të anëtarëve të KPK-së, “duke krijuar para opinionit publik një pasqyrë të rreme faktesh dhe argumentesh, me synimin e vetëm për të penguar funksionimin normal të këtij organi të pavarur kushtetues dhe ligjor. Kjo ndërhyrje pë KPK-në është cenim i funksionimit të rregullt të saj.”

“KPK-ja, ka njoftuar opinionin e gjerë se anëtari i KPK-së, Prof.Dr.Agron Beka, ka ofruar një mjaft prova, duke demantuar plotësisht pretendimet e pabaza që dërguan deri te ky shkarkimi joligjor, andaj Këshilli Prokurorial i Kosovës, përmes këtij reagimi publik, bënë me dije përfundimisht se të gjitha insinuatat e partisë politike në pushtet janë shpifje, fyerje dhe keqpërdorim i besimit qytetar.”

Më tej Këshilli Prokurorial i Kosovës në regim thotë se shkarkimi i Bekës është bërë pa asnjë argument.

“ me qëllim të denigrimit të figurës së tij dhe me qëllim të realizimit të interesave të tyre politike dhe krejt kjo pas gjashtë tentimeve për ta vënë në rend dite.KPK-ja vlerëson se anëtari i KPK-së, z.Beka, gjatë angazhimit të tij në KPK nuk ka pasur asnjë vërejtje në ushtrimin e detyrës së tij dhe asnjë shkelje dhe aq më pak procedurë, por me punën e tij dhe profesionalizmin e treguar ka ndihmuar sistemin prokurorial dhe KPK-në në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive kushtetuese.”, vijon reagimi.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, shpreh bindjen se z.Agron Beka ka vepruar në kuadër të autorizimeve të veta si anëtar i KPK-së dhe këtë vlerësim nuk mund ta bëjë askush tjetër përpos organit ku punon dhe vepron. Por tashmë tendenca ka marrë hov dhe shkarkimi i tij është një dëshmi e pamohueshme se po tentohet të merret nën kontroll institucioni më i rëndësishëm kushtetues, i cili është themel për ta ruajtur sigurinë juridike në këtë vend. KPK njofton opinionin e gjerë se do të përdorë të gjithë mekanizmat e saj kushtetues dhe ligjor për ta kontestuar këtë paligjshmëri që bëri sot pushteti ndaj KPK-së“, përfundon reagimi i KPK-së.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkarkuar nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Agron Bekën. Shkarkimi i tij është bërë pas përsëritjes së votimit, meqë partitë opozitare kanë kundërshtuar votimin e parë me arsyetimin se ka pasur paqartësi gjatë numërimit të votave. Për shkarkimin e Bekës kanë votuar 62 deputetë për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./21Media

Back to top button