KPM-së i kërkohet të identifikojë kanalet serbe që shfaqin lajme propaganduese për luftën në Ukrainë
Derisa Kosova nuk është në gjendje ta ndal piraterinë, nuk do të mund t’i ndal as lajmet propaganduese, as lajmet e rreme, e aq më pak ato që infiltrohen nga Federata Ruse. Kështu u tha në tryezën të organizuar nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal gjatë diskutimit për piraterinë, portalet dhe IPTV-të që shpërndajnë lajme të rreme dhe propagandë./21Media