KQZ certifikon rezultatet për kryetar në Ferizaj, Shtime e Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare edhe për tri prej katër komunave të cilat nuk u certifikuan në mbledhjen e kaluar për shkak të ankesave që ishin drejtuar në PZAP.
Komunat në të cilat u certifikuan rezultatet janë Podujeva, Shtimja e Ferizaj, kurse për rezultatet në Kllokot, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se duhet të presin ende.
Sipas KQZ-së, në Ferizaj fitues ka dalë Agim Aliu i PDK-së me 62.38 për qind të votave.
Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i LVV-së me 45.29 për qind të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.54 për qind të votave.
Ndërsa në Podujevë në balotazh garojnë  Ekrem Hyseni i LDK-së me 44.20 për qind të votave dhe Shpejtim Bulliqit të LVV-së me 44.16 për qind të votave.
Rezultatet përfundimtare të raundit të parë mund t’i gjeni KËTU

Back to top button