KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit 43 ditë pas mbajtjes së tyre.
Certfikimi është bërë me 11 vota për.
Kujtojmë se VV ka fituar 51.10 për qind të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK ka marrë 20.19 për qind të votave, apo 22 ulëse, LDK 13.24 për qind, apo 15 ulëse, kurse AAK 5.50 për qind, apo gjashtë ulëse.