KQZ del me sqarim: Sot nuk do të tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike
(Lajm i përditësuar)
KQZ del me sqarim: Sot nuk do të tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë sot të ditur se nuk do të zhvillohet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Në njoftim theksohet se gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së, e cila fillon në orën 18:00, është paraparë vetëm ndryshimi i datës së shortit.
KQZ njofton se data e re do të caktohet pikërisht në këtë mbledhje.
KQZ ka sqaruar se sot, e shtunë, nuk ka qenë fare e planifikuar tërheqja e shortit dhe se çdo vendim lidhur me procedurën e renditjes së subjekteve politike do të bëhet publik pas mbledhjes së mbrëmjes.
KQZ mblidhet nga ora 18:00, do të tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhës në rend dite ka tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.
Në rend dite janë shqyrtimi i opsioneve dhe afateve të veprimeve për votim përmes postës, shqyrtimi i dokumentit të kërkesave dhe specifikimeve për kontraktimin e shërbimeve postare për votim jashtë Kosovës dhe Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Prishtinë, Prizren, Kaçanik, Istog dhe Zveçan.
Njoftimi i plotë:
Rendi i Ditës
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e Zyrës:
2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshim plotësimit të pikës numër 7 (Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim) të Vendimit të KQZ me numër 01/3372-2005, i datës 21.11.2025.
3. Këshilli për Operacione Zgjedhore:
3.1. Shqyrtimi i opsioneve dhe afateve të veprimeve për votim përmes postës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28 dhjetor 2025;
3.2. Shqyrtimi i dokumentit të kërkesave dhe specifikimeve për kontraktimin e shërbimeve postare për votim jashtë Kosovës.
4. Këshilli për Çështje Ligjore:
4.1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Prishtinë, Prizren, Kaçanik, Istog dhe Zveqan.
5. Të ndryshme