KQZ: Deri tani janë numëruar 114 vendvotime për kandidatët për deputetë

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë deri tani është bërë në 18 komuna. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se nga të dhënat që kemi pranuar nga Qendrat Komunale të Numërimit në 18 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt dhe 14 të tjera pasditen e 12 shkurtit) deri më tani janë numëruar 114 vendvotime”, tha Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bëri të ditur se ka anuluar 529 zarfe me fletëvotime nga diaspora, për shkak siç u tha parregullsive të shfaqura.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, Besnik Buzhala, në mbledhjen e sotme të KQZ-së, tha se zarfet janë anuluar për shkak se në disa prej tyre ishin vetëm regjistrimi për votim dhe jo fletëvotimi.

Back to top button