KQZ-ja certifikon sot rezultatin e zgjedhjeve në katër komunat e veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të mbajë sot mbledhjen e radhës në ora 11:00.
KQZ ka njoftuar se në rend dite të mbledhjes së sotme është edhe certifikimi i Rezultateve, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq.
Rendi i ditës:
1. Hyrje: Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
2. Certifikimi i Rezultateve, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq
3. Raport i Këshillave të KQZ-së
-Këshilli për Operacione Zgjedhore
– Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetor të KQZ-së për Kuvendin e Republikës së Kosovës – 2022
– Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës së bazës së shënimeve të departamentit të pensioneve, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve
4. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesë për ndryshim/ plotësimin e Planit të Prokurimit të KQZ për vitin 2023
5. Të ndryshme./21Media