KQZ-ja do të rinumërojë 494 vendvotime

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur t’i rinumërojë 494 vendvotimeve. Kjo do të bëhet kryesisht për shkak të problemeve të auditimit.

Në mbledhjen që është duke u mbajtu, KQZ-ja i ka ndarë në katër kategori vendvotimet të cilat do të rinumërohen, për arsye të mospërputhjeve të formularëve të rezultateve.

1. Gabimi në bartjen e votës, pasi janë bartur votat gabimisht në subjektet politike dhe nuk kanë arritur ta kalojnë auditimin.
2. Gabimi në bartjen në formularët e rezultateve të kandidatëve, për shkak që numri i votave ishte i paqartë
3. Kandidati ka më shumë vota sesa subjekti politik
4. Kur subjekti ka vota, ndërsa kandidati nuk ka vota dhe anasjelltas.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së po diksutohet për aktivitetet të cilat po zhvillohen në kuadër të numërimit të votave nga zgjedhjet e 14 shkurtit./21Media 

Back to top button