KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe, VV-ja voton kundër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, ka refuzuar certifikimin e atyre të Listës Serbe.

Në mbledhjen e KQZ-së, u.d kryeshefi i Sekretariatit, Besnik Buzhala, ka thënë se asnjë nga kandidatët nga PDK, LDK e Lista Serbe nuk bie ndesh me dispozitat e përcaktuara.

Megjithatë, kundër kandidatëve të Listës Serbe votuan dy anëtarë të KQZ-së, 6 abstenuan dhe tre ishin për.

Sami Kurteshi e Alban Krasniqi nga Vetëvendosja votuan kundër, abstenuan PDK, AAK, LDK dhe 2 anëtarët nga komunitetet joserbe.

Back to top button