KQZ-ja pranoi raportin përfundimtar të vëzhguesve të BE-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar raportin përfundimtar “Zgjedhjet Komunale 17 tetor – 14 nëntor”.
Në emër të KQZ-së, kryetari Kreshnik Radoniqi pranoi këtë raport nga shefi i Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MVZ), Lukas Mandl i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.
Me këtë rast, R0adoniqi ka thënë se KQZ-ja do të shoh me vëmendje gjetjet e vëzhguesve nga Bashkimi Europian dhe do t’i trajtojë me prioritet çështjet që i takojnë KQZ-së.
Nga ana e tij Mandl, falënderoi KQZ-në për punën e mirë dhe bashkëpunimin gjatë misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?