KQZ-ja pushon për Vitin e Ri, numërimi i votave rifillon më 1 janar

Rifillimi i numërimi të votave në qendra komunale të numërimit do të vazhdojë të enjten në orën 16:00, pas pauzës së KQZ-së për fesën e Vitit të Ri.

Procesi i verifikimit të rezultateve për subjektet politike si dhe numërimit të votave të kandidatëve për deputetë do të rifillojë vetëm në 11 komuna, meqë në 27 prej tyre, ky proces ka përfunduar. Për sigurinë e votave të pa numëruara gjatë periudhës së pauzës, sipas KQZ-së, do të kujdeset Policia e Kosovës.

“27 komuna te cilat përmbyllin aktivitetet deri më sot.  Procesi i numërimit do të vazhdojë. Deri më tani e mërkure numërimit  përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara  nga të gjitha qendrat e numërimit është mbi 1900 nga 2557 apo me shumë se 74% e tyre”, tha Elezi për RTV21

KQZ-ja bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të nisë numërimi i votave me postë për të vazhduar më pas me votat me kusht  dhe ato të personave me aftësi të kufizuara.

“Gjate kësaj jave nisim numërimin e votave me postë nga jashtë Kosovës  Dhe me pas ato me kush dhe te personave me aftësi të kufizuara”, tha Elezi.

Procesi i numërimit të votave për kandidtët për depuetët nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nisur të hënën./RTV21/21Media

 

Back to top button