KQZ-ja tregon sa vota janë numëruar deri në orën 16:00

Procesi i numërimit të votave në 14 qendrat komunale të numërimit ka përfunduar ditën e sotme.

Këtë e ka bërë të ditur, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi, në të cilin thuhet se sot në ora 16:00 janë numëruar 63.60% të votave.

Sipas KQZ-së procesi i numërimit të votova ka përfunduar në 14 Qendrat Komunale të Numërimit

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 16 shkurt 2025, ora 16:00, janë numëruar 63.60% e vendvotimeve apo 1,611 nga 2,533. Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 14 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Më 16 shkurt, në orë 16:00, procesi i numërimit ka filluar edhe në QKN-në e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit. Në tabelë paraqitet progresi i numërimit të vendvotimve sipas komunave”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. /21Media

Back to top button