KQZ-ja tregon si duhet ta dërgojnë diaspora pakon me fletëvotim

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës për periudhën se kur duhet të votojnë dhe mënyrën si duhet ta dërgojnë fletëvotimin në KQZ.

Në njoftimin e KQZ-së bëhet e ditur se zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, mund të votohet vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.

Fletëvotimin dhe broshurën me emrat e kandidatëve për secilin subjekt politik mund t’i gjeni në këtë link.

KQZ-ja ka njoftuar se fletëvotimi përmes postës, duhet të dërgohet vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar. Nëse një person dërgon fletëvotime për persona të tjerë, fletëvotimet do të refuzohen. Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 12 shkurt 2021.

Në listën e votuesve nga jashtë përfshihen 102 mijë e 100 votues, të cilër janë verifikuar ditëve të kaluara. Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë nis sot zyrtarisht dhe për dhjetë ditë me radhë subjektet politike do të mbajnë tubime elektorale me qytetarët për të fituar besimin e tyre në garën e 14 shkurtit./21Media 

Back to top button