KQZ mblidhet pasdite për listat e kandidatëve
Mbrëmë PD-së iu dha kohë për t’i bërë korgjimet e nevojshme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri pritet të mblidhet të hënën pasdite për miratimin e listave shumemërore të Partisë Demokratike.
Komisioni u mbledh të dielën dhe pas tre orë debatesh nuk arriti të merrte një vendim për këtë, për shkak të parregullsive të konstatuara në listat e demokratëve, si mosrespektimi i barazisë gjinore, prania e vetëm 94 kandidatëve, nga 140 që duhet të jenë (sa është numri i mandateve parlamentare), mungesat në formularin e dekriminalizimit, etj.
Pas debateve të gjata u ra dakord që PD-së t’i jepej 24 orë kohë për të plotësuar mungesat në dokumentacion dhe për të bërë korrigjimet e nevojshme, propozim që erdhi nga anëtari i KQZ-së, Gëzim Veleshnja, përfaqësues i LSI-së.